Flash

Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna të Malit të Zi

Lapsi.al 22 October 2022
Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna të Malit

Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike. Kjo provë vjen pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna. Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç. Ato mbi 30 vite mbanin pushtetin në Mal të Zi. Në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, grupime pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike. Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend. Kjo vjen kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndërkohë, të premten vonë, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq. Ata u hoqën me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes është iniciuar nga kryeministri Abazoviq. Ai tha se “ministrat nuk duhet të përfaqësojnë partinë politike të presidentit Gjukanoviq, por qëndrimet e Qeverisë.”

Në të njëjtën kohë, në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, që bojkotuan seancën, parlamenti nuk zgjodhi katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi kërkohej një shumicë prej 54 votave.

Nga 14 komuna,që dalin të dielën në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion.

Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI