Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Reja nis grumbullimin për ndeshjen që nuk transmetohet askund: 9 lojtarë nën urdhëra, të tjerët të dielën

Lapsi.al 22 October 2022
Reja nis grumbullimin për ndeshjen që nuk transmetohet askund: 9

Katër futbollistët e Partizanit, tre të Vllaznisë dhe dy të Teutës do të vihen menjëherë nën urdhërat e teknikut të kombëtares Edoardo Reja. Kuqezinjtë nisin sot përgatitjet në kuadër të miqësores me Arabinë Saudite që do të luhet më 26 tetor 2022 “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për miqësoren e tetorit. Kuqezinjtë do të stërviten në qytetin bregdetar deri të hënën pasdite, kur do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ndeshjen. Ndeshja sidoqoftë nuk do të transmetohet askund, me kërkesë të Federatës së Arabisë Saudite. Idea e tyre është të mos zbulohet asgjë nga përgatitja e skuadrës së tyre në vigjilje të Botërorit.

Lexo më tej: Lista e Kombëtares me dy surpriza: Reja publikon 23 lojtarët për miqësoren me Arabinë Saudite

PROGRAMI STËRVITOR

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00 me pjesën e lojtarëve që kanë përfunduar impenjimet javore me klubet. Po të shtunën do të organizohet edhe një konferencë për median e trajnerit Edoardo Reja. Tekniku do të flasë para gazetarëve për rëndësinë dhe objektivin e kësaj miqësoreje. Grupi do të kompletohet deri paraditen e së dielës. Vetëm atëherë skuadra do të zhvillojë seancën e parë stërvitore e plotë në ora 16:00.

Të hënën përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë një seancë paradite. E në ora 18:00 do të nisën nga Tirana për në Abu Dabi. Të martën e 25 tetorit ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në “Al Nahyan Stadium”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën.

Më 27 tetor delegacioni kuqezi do të kthehet për në Shqipëri. Pjesa më e madhe e lojtarëve të përzgjedhur vijnë nga kampionati shqiptar. Për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi. 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI