Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Nuk i mbijetoi ndërhyrjes në tru: ndahet nga jeta në moshën 32 vjecare sulmuesi Masato Kudo

Lapsi.al 22 October 2022
Nuk i mbijetoi ndërhyrjes në tru: ndahet nga jeta në moshën
Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare sulmuesi japonez Masato Kudo. Këtë e ka bërë të ditur sot klubi i tij, Tegevajaro Miyazaki (divizioni i tretë). Kudo vdiq papritur pas një operacioni në tru. Ai ishte "një lojtar shumë i suksesshëm" që "nuk kishte arrogancë dhe ishte gjithmonë shumë simpatik me shokët e tij, klubin dhe tifozët", thekson klubi i Tegevajaro Miyazaki. Në karrierën e tij Kudo kishte luajtur edhe katër ndeshje me Japoninë (dy gola) dhe kishte fituar kampionatin japonez në vitin 2011 me Kashiwa Reysol. Klubi e bëri të qartë se lojtari vdiq nga një sëmundje e rëndë e pas një operacioni në tru. Kudo, i cili kishte katër paraqitje për kombëtaren (2 gola), fitoi kampionatin japonez në vitin 2011 me Kashiwa Reysol. Ai pati përvoja të shkurtra me Vancouver Whitecaps dhe në Australi me Brisbane Roar. “Ai kishte një personalitet të mrekullueshëm dhe vinte në stërvitje çdo mëngjes me një buzëqeshje rrezatuese në fytyrën e tij”, tha tekniku i Brisbane, Warren Moon. “Do të na mungojë shumë dhe mendimet tona – shtoi ai – janë pranë gruas dhe mbesës së tij në këtë moment të trishtuar”.

POSTIMI I BRISBANE ROAR

Në një postim në Twitter, Brisbane Roar, skuadra me të cilën ai kishte luajtur, shkruante ditët e fundit: "Mendimet tona shkojnë te Masato Kudo, i cili është në kujdes intensiv pas operacionit në tru në Japoni. Kudo ishte pjesë e ekipit tonë Isuzu UTE A-League 2020-21, ku bëri 14 paraqitje. Shpresojmë për një rikuperim të plotë”. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, sulmuesi japonez nuk mundi të merrte fitoren e tij më të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI