Flash

Itali, çifti shqiptar arrestohet për drogë

Lapsi.al 22 October 2022
Itali, çifti shqiptar arrestohet për drogë

Në Itali, policia financiare e Komandës Krahinore të Fermos kreu një operacion që i dha një goditje të rëndësishme, trafikut të drogës përgjatë bregdeti.

Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi normal të kontrollit të territorit kanë hasur dy persona, një burrë dhe një grua rreth 40 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, që janë dukur shumë nervozë dhe më pas, “shtrydhja” përfundimtare ka çuar në sekuestrimin e rreth 6 kg hashash, 2 kg heroinë dhe rreth 250 gramëve kokainë. Si rrjedhim, të dy u arrestuan.

Të udhëhequr nga koloneli Massimiliano Bolognese, njerëzit e policisë financiare nisën të enjten një kontroll brenda një apartamenti në Porto San Giorgio dhe situata u evidentua menjëherë.

Sjellja e tyre bëri që policia të kryente një kontroll brenda një apartamenti që menaxhohej nga të dy në zonën e qendrës, ku shisnin shumë shpejt lloje të ndryshme droge, kishin peshore, para, telefona dhe një makinë. Ndaj edhe u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Të këshilluara

Qeveria në botën e gjobave!

Qeveria dhe bizneset duket se po jetojnë në dy realitete të ndryshme. Bizneset po përballen me vështirësi të shumta, që po i çojnë ata shpesh në kufijtë e mbije...

09:45

Sondazhi/ Shqiptarët, notë negative SPAK-ut

35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri ...

22:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI