Flash

Biden do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024

Lapsi.al 22 October 2022
Biden do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale amerikane

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili tashmë është njeriu më i moshuar që mban këtë post, tha se gruaja e tij, Jill Biden, e mbështet atë për edhe një mandat të ri në krye të SHBA-ve.

I pari i shtetit amerikan tërthorazi ka pohuar se në vitin 2024 do të kërkojë votën e qytetarëve për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka shumë të rëndësishme dhe unë nuk duhet të largohem prej saj”, tha presidenti amerikan Joe Biden, raporton washingtonpost.

“Unë nuk e kam marrë atë vendim zyrtar, por është qëllimi im, synimi im të kandidoj sërish dhe ne kemi kohë për ta marrë atë vendim”, shtoi ai.

Më parë, Jill Biden tha në një intervistë për NBC se ajo do të mbështeste një rikandidim të bashkëshortit në vitin 2024.

“Ai e kupton qeverinë më mirë se kushdo tjetër”, kishte thënë Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Joe Biden ka thënë gjithashtu se është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve afatmesme për të parë nëse do të kandidojë sërish për këtë post. Ai gjithashtu tha se beson se mund ta mposhtte lehtësisht ish-presidentin, Donald Trump. Zgjedhjet afatmesme të nëntorit mund të rezultojnë të rëndësishme për partinë demokrate, pasi ajo lufton për të mbajtur kontrollin e Kongresit.

Të këshilluara

A mund të rikthehet vërtet Boris Johnson?

Boris Johnson, njeriu i rrëzuar nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e tij vetëm tre muaj më parë, është shfaqur si një nga kandidatë...

15:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI