Flash

Bënin plane për të vrarë biznesmenin në Elbasan, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Lapsi.al 22 October 2022
Bënin plane për të vrarë biznesmenin në Elbasan,

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas zbulimit nga policia të një arsenali të tërë armësh. Këta të fundit dyshohet se synonin të ekzekutonin një biznesmen të njohur në qytet.

Fotot e biznesmenit janë gjetur në celularin e të arrestuarit tjetër, Xhafer Deliu, i prangosur më 7 tetor me gjysmë kilogramë lëndë narkotike heroinë.

Në telefonin e tij ishte fotografia e të njëjtit biznesmen, i cili më herët ishte shënjestër për t’u vrarë nga Nuredin Dumani, aktualisht i arrestuar si vrasës me pagesë dhe që ka zbuluar një sërë krimesh.

I njëjti biznesmen dyshohet të ishte në plan për t’u eliminuar nga Gaxha dhe Spahiu, të arrestuar gjatë së enjtes, pasi në banesën e të parit u gjetën armë zjarri kallashnikov me silenciatorë.

Të këshilluara

Rama uron kryeministren e re të Italisë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar kryeministren e re të Italisë Giorgia Melonin. Me anë të një postimi në “Twitter” Rama tha se Meloni është kryeminis...

11:53

Itali, çifti shqiptar arrestohet për drogë

Në Itali, policia financiare e Komandës Krahinore të Fermos kreu një operacion që i dha një goditje të rëndësishme, trafikut të drogës përgjatë bregdeti. Gua...

08:48

Qeveria në botën e gjobave!

Qeveria dhe bizneset duket se po jetojnë në dy realitete të ndryshme. Bizneset po përballen me vështirësi të shumta, që po i çojnë ata shpesh në kufijtë e mbije...

09:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI