Flash

Zelensky: Rusia po synon infrastrukturën energjetike për të nxitur një valë të re refugjatësh

Lapsi.al 21 October 2022
Zelensky: Rusia po synon infrastrukturën energjetike për të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë për qëllim të krijojnë një vale të re refugjatësh, sipas CNN.

Duke folur në Këshillin Europian, Zelensky tha se “udhëheqja aktuale ruse ka urdhëruar që vetë sistemi energjetik të kthehet në një fushë beteje. Pasojat e kësaj janë shumë të rrezikshme, për të gjithë ne në Europë.”

“Sulmet nga raketat ruse dhe dronët iranianë kanë shkatërruar më shumë se një të tretën e infrastrukturës sonë energjetike”, tha ai.

“Për shkak të kësaj, për fat të keq, ne nuk mund të eksportojmë më energji elektrike për t’ju ndihmuar të ruani stabilitetin.”

“Rusia po provokon gjithashtu një valë të re migrimi të ukrainasve në vendet e BE-së. Sulmet e Rusisë kundër objekteve tona energjetike synojnë të krijojnë sa më shumë probleme me energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë këtë vjeshtë dhe dimër dhe të bëjë që sa më shumë ukrainas të largohen për në vendet tuaja,” shtoi ai.

Zelensky pohoi gjithashtu se Rusia po krijonte baza për një katastrofë në shkallë të gjerë në jug të Ukrainës, me forcat ruse që po përpiqen të shkatërrojnë një digë kritike Dnipro në rajonin jugor të Khersonit, si dhe hidrocentralin ngjitur.

Diga dhe hidrocentrali kanë punuar me kapacitet shumë të reduktuar pasi forcat ruse morën në kontroll zonën në mars.

Forcat ukrainase janë rreth 40 kilometra (më shumë se 24 milje) në veri të digës. Gjatë katër muajve të fundit, ata kanë nisur disa sulme kundër urës që është pjesë e digës për të parandaluar përdorimin e saj nga ushtria ruse.

Të këshilluara

Forcat ruse godasin me raketa Zaporizhzhian

Një sërë shpërthimesh janë raportuar në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, sipas The Guardian. Zaporizhzhia now pic.twitter.com/brxc2d73xA — ТРУХА...

08:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI