Flash

Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës

Lapsi.al 21 October 2022
Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës

522 mijë euro u zbuluan në tavanin e një autobusi që mbërriti në portin e Durrësit me tragetin e linjës së Barit. Autobusi ishte nisur nga Padova e Italisë dhe do të vinte në Lushnje. Policia tha se ndaloi pronarin dhe njëkohësisht shofer i autobusit, Elidon Çela.

Në pranga janë vënë edhe 2 persona të tjerë që ishin ndihmës të 32-vjeçarit. Para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për paratë. Sipas tij ato mund të jenë futur nga persona të tjerë. Mediat shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit në pronësi Elidon Çelës, bëhet objekt shkeljesh të ligjit.

Edhe më herët kompania e tij është futur nën hetim nga policia për shkak të shumave të parave të gjetura kontrabandë. Kompania është mbajtur nën vëzhgim rreth 1 muaj për shkak të riskut të lartë. Autoritetet kanë pasur të dhëna për futjen e të tilla mallrave kontabandë.

Policia ka mundur të bëjë gjetjen e parave me anë të skanerit. Paratë ishin të prerjeve 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese. Përveç parave janë sekuestruar edhe mallra të tjera të kontrabanduara. U gjetën kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI