Flash

Rama i drejtohet Agron Shehajt si "ballist", deputeti i kthehet: Fatkeqësi

Lapsi.al 21 October 2022
Rama i drejtohet Agron Shehajt si "ballist", deputeti i kthehet:

Replikat në distancë mes Agron Shehajt dhe Edi Ramës nuk kanë të ndalur. Pasi Agron Shehaj e sfidoi Ramën sot duke nxjerrë lejen e ndërtimit tek biznesi që i është bllokuar, duke tentuar të nxjerrë bllof reagimet e kryeministrit, Rama iu rikthye Twitterit për ta linçuar.

Lexo më tej: Shehaj sfidon Ramën: Pse leja e ndërtimit tek biznesi im mban firmën e Veliajt 

“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qiraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!

Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi, që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit!

Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash”, shkruan Rama.

Deputeti demokrat reagoi në Facebook duke shpërndarë një shkrim të BIRN ku theksohen akuzat për korrupsion ndaj Olta Xhaçkës. Postimin e shoqëroi me një mbishkrim të ashpër. Shehaj e cilëson Ramën si fatkeqësi për vendin. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI