Flash

Ndizen qirinj para kryeministrisë për Lear Kurtin (FOTO)

Lapsi.al 21 October 2022
Ndizen qirinj para kryeministrisë për Lear Kurtin (FOTO)

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan mbrëmjen e së premtes për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Ata u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit. “Kupa u mbush”, “Policisë po i ngelin në dorë djemtë shqiptarë”, - ishin disa nga pankartat e tyre. Qytetarët kërkuan zbardhjen e rastit. Më pas ata u zhvendosën përpara kryeministrisë. Aty u ndezën qirinj.

Protestat civile para Ministrisë së Brendshme kanë qenë të përsëritura gjatë muajve të fundit. Në muajin korrik, aty u protestua për vdekjen e Jonadës. Vajza 7-vjeçare u godit për vdekje nga gomonia që drejtonte polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë. Protesta të dhunshme pati për disa ditë edhe në dhjetor të 2020 për vrasjen e Klodian Rashës. Ai u qëllua nga një patrullë pasi kishte thyer orën policore.

Si u vra Lear Kurti

Mbrëmjen e së mërkurës Lear Kurti ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka”. Një një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte, por 32-vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. I riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak AMP tha se gjatë shoqërimit 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Për këtë është kërkuar ndihma e urgjencës. Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

qirinj 11

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes. Opozita e ka cilësuar këtë një tjetër vrasje shtetërore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI