Flash

Italia në prag të formimit të qeverisë së re

Lapsi.al 21 October 2022
Italia në prag të formimit të qeverisë së re

Liderja italiane e të djathtës ekstreme, Giorgia Meloni, dhe aleatët e koalicionit, do të takohen të premten me presidentin e shtetit, Sergio Mattarella, për formimin e qeverisë. Nëse palët pajtohen, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pritet t’iu bashkohet diskutimeve të qeverisë. Ai bashkohet pavarësisht shkundjes së unitetet të koalicionit me komentet që ka bërë pro-presidentit rus, Vladimir Putin. Në disa incizime që kanë dalë në publik, ai është dëgjuar të ketë thënë se Putin ia ka dërguar 20 shishe me vodka për ditëlindje dhe një “letër të ëmbël”. Meloni është zotuar se do të luajë rol kyç në NATO – aleancën ushtarake perëndimore.

“Italia me ne në qeveri, nuk do të ketë kurrë lidhje të dobët me Perëndimin", ka thënë ajo, duke tentuar të ulë shqetësimet për qasjen në politikën e jashtme.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në Twitter se teksa Berlusconi po shijon vodkën ruse, Meloni po demonstron se cilat janë parimet e vërteta. Në rast se Meloni merr konfirmimin se mund të udhëheqë qeverinë, ajo duhet t’ia dërgojë presidentit listën e ministrave.

Procesi i votëbesimit, që pritet të mbahet javën tjetër, shihet si formalitet. Kjo duke marrë parasysh madhësinë e krahut të djathtë në parlament.

Detyra e parë e Melonit do të jetë ndihma për italianët teksa përballen me çmime të energjisë. Mbetet të shihen edhe politikat e saj për komunitetin LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor). Po ashtu në pikëpyetje është fakti nëse do të çojë përpara synimet për bllokadë në kanalet ujore me Libinë. Kjo do të pamundësojë shkuarjen e migrantëve në Mesdhe./REL

Të këshilluara

Forcat ruse godasin me raketa Zaporizhzhian

Një sërë shpërthimesh janë raportuar në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, sipas The Guardian. Zaporizhzhia now pic.twitter.com/brxc2d73xA — ТРУХА...

08:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI