Flash

Bojkoti i pedagogëve/ Kovaçi: Të hënën do ketë protestë masive

Lapsi.al 21 October 2022
Bojkoti i pedagogëve/ Kovaçi: Të hënën do ketë

Në ditën e pestë të bojkotit, pedagogët kanë përmbyllur javën e parë të protestave duke paralajmëruar të tjera ditën e hënë. Në një prononcim për mediat Kovaçi ftoi studentët në tubim me kërkesat e tyre. Sipas tij, kjo protestë nuk është vetëm çështje pagash, por rritje të buxhetit.

"Dekanatet të mbajmë qëndrim mbi peticionin. Nuk është çështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit. Pedagogu të mos ketë nevojë të shkojë në universitete private për të mbajtur familjet. Studentët tanë të mos jenë më të persekutuarit. Të vijnë kërkesat e studentëve dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre. Autoritetet, qeveria dhe institucionet e tjera, po ashtu dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare gjithë çështjen e arsimit publik. Jemi në rrugën tonë, të duhur,” tha Kovaçi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI