Flash

500 mijë euro të padeklaruara në Durrës, këto janë qeset me para (FOTO)

Lapsi.al 21 October 2022
500 mijë euro të padeklaruara në Durrës, këto janë

Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sekuestrimin e 500 mijë eurove, para që u gjetën dhe sekuestruan në tavanin e një autobusi që vinte nga Italia. Shoferi autobusit është Elidin Çela. Në njoftim bëhet me dije se paratë janë gjetur në pako të ndryshme, të futura në gjashtë qese plastmasi të thjeshta. Gjithsesi, në njoftim thuhet se numërimi i parave vijon ende dhe se shumë shpejt do të dalë shifra e saktë.

Njoftimi:

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro. Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI