Flash

Vdekja e të riut ende mister/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit

Lapsi.al 20 October 2022
Vdekja e të riut ende mister/ Familjarët e viktimës presin

Familjarët e 32-vjeçarit Lear Kurtit mbeten në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore në lidhje me vdekjen e papritur të të riut. Ata ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Më herët, babai i Lear Kurtit ka folur për mediet ku ka ngritur akuza të rënda ndaj uniformave blu. Ai tha se nuk kam marrë asnjë përgjigje për shkakun e vdekjes së djalit të tij.

“Autoritet më thanë që do marrësh përgjigje për shkakun e vdekjes rreth orës 10:30-11:00, por akoma nuk kam asnjë kontakt dhe asnjë përgjigje. Gruaja pas marrjes së lajmit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori vesh lajmin. Dje kam qenë në spitale, për këtë shkak, ndërsa si policia ashtu edhe IML nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për djalin. Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor”, tha babai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Kurti u ndalua nga patrulla e policisë dhe u shoqërua në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Rrugës për në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI