Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Ronaldo në dhomat e zhveshjes pa mbaruar ndeshja: Ten Hag gati gjobën dhe përjashtimin ndaj Chelsea

Lapsi.al 20 October 2022
Ronaldo në dhomat e zhveshjes pa mbaruar ndeshja: Ten Hag gati gjobën

Një cështje e re në lidhje me Cristiano Ronaldo në Manchester. Episodi i ka prishur festën United për fitoren ndaj Tottenham në Premier League dhe vendin e pestë në renditje. CR7 qëndroi si spektator në pankinë gjatë gjithë ndeshjes dhe mori rrugën për në dhomat e zhveshjes para fundit. "Nuk do t'i kushtoj vëmendje sot, por do të merremi me këtë - tha trajneri i Red Devils Erik ten Hag në fund të ndeshjes -. Unë dua të mbaj vëmendjen te kjo skuadër. Ishte një paraqitje e mrekullueshme nga të gjithë 11 lojtarët”.

“United beson ende te Ronaldo – tha Ten Hag disa ditë më parë –. Tani ai po kthehet në formë dhe unë jam i lumtur për këtë. Kështu që ai mund të kontribuojë më shumë për ekipin dhe jam i sigurt se do ta bëjë”. Por, pas këtij episodi, divorci në janar afrohet gjithnjë e më shumë.

Lexo më tej: Elma, motra e Cristiano Ronaldos, shpërthen në akuza: ja postimi brutal kundër ten Hag

Sipas gazetës spanjolle As, United do të sanksionojë CR7 dhe jo vetëm me gjobë. Për pesë herë Topin e Artë mund të vijë edhe përjashtimi nga grumbullimi për ndeshjen kundër Chelsea. Pas dy ndeshjeve të fundit, në Europa League ndaj Omonias dhe fundjavës së kaluar kundër Newcastle, ten Hag e uli në pankinë 37-vjeçarin. Një gjest që Ronaldo nuk e pëlqeu, ndaj të cilit u preferua Elanga si zëvendësues i Jadon Sancho.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI