Flash

Rama sulmon sërish Metën: Larg qoftë I.M. na del spiun

Lapsi.al 20 October 2022
Rama sulmon sërish Metën: Larg qoftë I.M. na del spiun

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kuvend ku pritet të votohet ndryshimi në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit. Rama tha se ndryshimi në ligj do të zbardhë të vërtetën e politikanit me iniciale I.M.

“Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë që të votojnë. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është pikërisht ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, hedhjen dritë tek hijet sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë” – tha Rama.

“Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu që të kujtojmë pse kemi ardhur, në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë. U pa që nuk merreshe dot vesh se kush është ky I.M. a është ai që u shkon mendja për keq. Është shumë thjesht, u zbulua apo jo që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë” – tha Rama.

“Ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe larg qoft që shtetasin I.M. e kemi pasur 30 vjet “merre e ngjite” ku ka pasur vend në piramidën shtetërore. Sekretar shteti, ulu, kryeministër, ulu, kryetar ulu. Larg qoftë të jetë ai. Kështu që është shumë e thjeshtë. Kjo është një tjetër arsye për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh.

E para, non-grata bashkë me krahun radikal antijuridik, nuk është këtu në sallë. Të gjithë kanë marrë arratinë. Kanë shumë arsye. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja.

Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete.

Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë. Larg qoftë të mësojmë se shtetasin IM e paskemi pasur për 30 vjet. Ministër, kryeministër, president, larg qoftë të jetë ai. Non grata bashke me krahun radikal nuk është këtu në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh marrin arratinë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI