Flash

Rama "kunjë" ambasadorëve, Yuri Kim mesazh të kriptuar kërcënuesve

Lapsi.al 20 October 2022
Rama "kunjë" ambasadorëve, Yuri Kim mesazh të kriptuar

30-vjetori i Gjykatës Kushtetuese mblodhi Edi Ramën dhe Yuri Kim aty për të mbajtur fjalë, ku Rama i futi një "kunjë" ambasadorëve, ndërsa Yuri Kim dha një mesazh të kriptuar sa i përket atyre që përfitojnë nga drejtësia.

Kreu i qeverisë u shpreh se diplomatët e huaj në Shqipëri kanë luksin ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, por pa përmendur askënd nga ambasadorët me emër. Kujtojmë se Yuri Kim ka reaguar shpesh për vendimet e gjykatave në vend.

“Kemi përballë dhe sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj. Madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave çka për mua nuk është hiç e këshillueshme lëre pastaj e imitueshme. Një fjalim përgëzues dhe linear mbetet në kufijtë e të pamundurës. Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu dhe këtij kurthi do t’i shmangem”. Kështu u shpreh kryeministri Rama.

Lexo më tej: Yuri Kim shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” 

Rama braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

"Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre. Do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. 

Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”, tha Kim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI