Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vendi nën dominimin e kthjellimeve

Lapsi.al 20 October 2022
Parashikimi i motit për ditën e sotme, vendi nën dominimin e

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat e thella malore. Ndërsa parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë zonën e ulët. Në shtrirjen lindore do të jenë më të dukshme vranësirat.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor. Kjo do të krijojë dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.

Kosova

Prej disa ditësh Kosova po ndodhet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë sërisht gjatë paradites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta vranësirash. Por parashikohet që pas mesdite të ketë shtim gradula dhe të përkohëshëm të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Më të dukshme ata do të jenë në zonat Lindore. Parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht ti theksojnë vranësirat në vend.

Europa

Europa Lindore do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Po ashtu nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut do të mbeten Qendra dhe Jugperëndimi i kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të vijoj të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI