Flash

Mashtronin të huajt duke i bindur të investonin në bursa fiktive, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 20 October 2022
Mashtronin të huajt duke i bindur të investonin në bursa fiktive,

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy të rinj: S. N., 24 vjeç dhe R. S., 25 vjeçe. Ata dyshohen se përmes mashtrimit bindin shtetasit e huj të investonin në bursa fiktive duke iu premtuar fitime të shpejta dhe të majme. Blutë njoftojnë se janë arrestuar administratori i call center dhe një punonjëse (operatore), ndërsa është shpallur në kërkim pronari i subjektit.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga admininstratori i një tjetër subjekti call center dhe një punonjëse (operatore), të cilët mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last call 2".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- S. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

- R. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e punësuar si operatore në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. N. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin B. H., në zonën e Pazarit të Ri. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishte e punësuar si operatore shtetasja R. S., e cila, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit B. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI