Flash

Berisha zbulon datën/ Protestë për Teatrin në Tiranë

Lapsi.al 20 October 2022
Berisha zbulon datën/ Protestë për Teatrin në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbulon datën dhe ka ftuar të gjithë qytetarët në protestë. Ai ka kërkuar që qytetarët të marrin pjesë në një tubim që do të zhvillohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Protesta do të zhvillohet të premten në orën 12:00 tek sheshi i Teatrit. Sipas Berishës, protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka moton: “Stop betonizimit të Tiranës! Stop erionizimit të Tiranës! Larg duart nga Teatri”.

“Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nesër, në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë!”, - shkruan Berisha.

Sali Berisha është shprehur hapur se mbështet të gjitha kauzat, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt opozita do të dalë me një protestë ballore, por ende nuk ka një datë fikse, pasi PD po punon edhe për primaret për zgjedhjet lokale të pranverës 2023. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Kreu i PD: “Të gjithë në protestë”, në krah të pedagogëve

VIDEO/ Protesta bën bashkë pas 9 vitesh Berishën dhe Metën

Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të pedagogëve, rritini pagat

Rama sulmon kreun e Sindikatës së Pedagogëve: S’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI