Flash

Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat

Lapsi.al 20 October 2022
Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me

Deputeti demokrat Agron Shehaj bëri pasditen e sotme një denoncim të fortë në Kuvend.

Papritur, nxorri një foto të disa forcave të policisë për të cilët tha se ndodhen brenda biznesit të tij. Shehaj, një zë i fortë brenda opozitës, zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen çdokujt.

Shehaj zbuloi se nga Prokuroria ka marrë një përgjigje të qartë. Se nuk ka urdhër për sekuestro drejtuar biznesit të tij.

Shpjegimi që deputeti demokrat dha nga foltorja e Kuvendit mund të përmblidhet në një fjalë. Hakmarrje. Sipas Agron Shehajt, Edi Rama është hakmarrë për të gjitha denoncimet që deputeti vetë ka bërë për abuzimet e qeverisë. Ai numëroi disa, nga inceneratorët, tek përfshirja e familjarëve të Olta Xhaçkës si investitorë strategjikë, apo edhe abuzimin në Butrint me të përfshirë të afërmit e Damian Gjiknurit. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Agron Shehaj: Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike, ligj për ndalimin e kompanive offshore 

Lexo më tej: Fakte të reja/ Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve 

Lexo më tej: Agron Shehaj në protestë: S’jam këtu as për veten, as për Berishën 

Lexo më tej: Shehaj: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në krime financiare 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI