Flash

Rusia u ndalon civilëve hyrjen në Kherson, nis plani për evakuimin e 10 mijë personave

Lapsi.al 19 October 2022
Rusia u ndalon civilëve hyrjen në Kherson, nis plani për

Guvernatori i emëruar nga Moska i rajonit Kherson, Vladimir Saldo, ka thënë se civilëve u është ndaluar hyrja në rajon për shtatë ditë, ndërsa forcat ruse përgatiten për sulme nga forcat e Kievit, sipas skynews.

Autoritetet planifikojnë të evakuojnë rreth 50,000 deri në 60,000 njerëz nga Kherson gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, mes presionit të përshkallëzuar nga një kundërofensivë ukrainase.

Rusia ka burimet për të mbajtur kontrollin e Khersonit, por po evakuon civilët në bregun e majtë të Dnipro-s, në mënyrë që njerëzit të jenë të sigurt. Rreth 10,000 persona  në ditë do të evakuohen gjatë gjashtë ditëve të ardhshme dhe  disa rajone në Rusi po përgatiten  të strehojnë njerëzit.

Më shumë se 5,000 njerëz janë larguar tashmë nga Kherson gjatë dy ditëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI