Flash

Rama thyen rekordin/ 7 orë LIVE në TV për një vizitë në Gjirokastër

Lapsi.al 19 October 2022
Rama thyen rekordin/ 7 orë LIVE në TV për një vizitë

“Nuk do të jetë e largët dita kur do të më shihni edhe në frigorifer”. Kështu bënte auto-ironi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama. Por tashmë duket se pas televizorit, as frigoriferi nuk po i mjafton. Pas një mbledhje të kryesisë së PS-së të zhvilluar të hënën, kreu i qeverisë është zhvendosur në jug të vendit. prej 2 ditësh nuk shkëputet nga TV. Të martën ishte në Përmet dhe sot në Gjirokastër.

Rekordin e theu pikërisht këtë të mërkurë me plot 7 orë LIVE në të paktën 7 aktivitete. Fillimisht me operatorët turistikë. Më pas me përfaqësuesit e partisë dhe bashkisë, më pas me të rinjtë, pastaj me bujqit, pastaj...

Të gjitha TV-të informative kanë qenë të detyruara këto 2 ditë të ndërprisnin edicionet e lajmeve të tjera të ditës sapo kreu qeverisë njoftonte daljen në një tjetër aktivitet. Nga një vëzhgim i lapsi.al këtë të mërkurë shihet se Rama e ka nisur fillimisht me disa video të shkurtra në hotelet e Gjirokastrës.

Më pas zhvilloi një takim me operatorët turistikë për më shumë se 1 orë e 20 minuta (shih këtu). Me tu shkëputur nga ky, nisi një tjetër takim me bashkinë dhe PS-në për gati 1 orë e 45 minuta (shih këtu).

Pasoi një vizitë e shkurtër në një qendër arti të quajtur KUBE me ministren e Turizmit dhe atë të Kulturës. Menjëherë nisi insektimi në bajpasin e qytetit. Për 1 orë e 5 minuta qëndroi pastaj me të rinjtë e Gjirokastrës ku edhe aty mbajti një fjalë (video këtu).

LEXO EDHE: Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

TV-të transmetuan nëpërmjet ERTV më pas një ecje rrugëve të kalldrëmta të Qafës së Pazarit, po në Gjirokastër. Biseda pa rëndësi të të parit të qeverisë me banorët. Nuk munguan pamjet LIVE edhe nga shtëpia e Kadaresë dhe Muzeu Etnografik. (këtu)

Nuk vonoi dhe u shfaq përsëri për 1 orë e 10 minuta në një takim me banorët e Dropullit në Dervician. (këtu) Për ta mbyllur në mbrëmje me një takim me talentet e Gjirokstrës në një koncert për afro 1 orë. Edhe këtu mbajti një fjalim (këtu).

7 orë në TV për një vizitë në Gjirokastër??? Duket se gjithçka nuk ka qenë e paqëllimtë. Rama pushtoi në këtë mënyrë ekranet për të mos lënë më pak hapësirë për deklaratat e opozitës apo grevën e pedagogëve. Në shumë raste ekranet u ndanë në dysh apo në tresh ku dukej si një luftë se kush do të merrte më shumë vëmendje.

Zgjedhjet lokale janë larg, por fushata duket se ka filluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI