Flash

Rama-fermerit: Do vij vetë me ekskavator para vitit të ri

Lapsi.al 19 October 2022
Rama-fermerit: Do vij vetë me ekskavator para vitit të ri

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së mërkurës në Dropull ku zhvilloi një takim me fermerë të zonës. Njëri nga fermerët i parashtroi kryeministrit dy kërkesa; një pikë grumbullimi dhe një ekskavator, duke shtuar se Dropulli duhet të jetë bashkia e vetme në republikë që nuk e ka një mjet të tillë.

Rama premtoi se ekskavatorin do ta sjellë vetë në fshat para Vitit të Ri, ndërsa theksoi se asnjë kryetar bashkie nuk ka për të kandiduar pa hapur rrugën përmes pikës së grumbullimit.

“Ja ku po e them këtu para kryetarit të bashkisë; nuk ka për të kandiduar asnjë kryetar bashkie pa hapur këtë rrugë përmes pikës së grumbullimit. Ekskavatorin do ta sjell unë para Vitit të Ri, do vij vetë me ekskavator këtu. Është një histori e vjetër, s’e di si ka ndodhur. Do e sjellim patjetër, ka marrë fund kjo punë”, u përgjigj Rama.

Kryeministri lëshoi kritika ndaj IKMT, që sipas tij po shkon nëpër fshatra vetëm për të plotësuar letrat.

“Kush ngul hu për të ndërtuar një stan edhe pa leje, duhet ta paguajmë që të vazhdojë ta ngulë jo ta dënojmë”, tha kryeministri.

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një autoveturë tip “Opel” me drejtues Stefan M...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI