Flash

Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në perëndim

Lapsi.al 19 October 2022
Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në

Rritet frika se Vladimir Putin do të nisë një shfaqje të forcës së tij bërthamore. Fillimisht ai do të shpërthejë një raketë mbushje të tillë në Detin e Zi. Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace shkoi në Uashington për të biseduar mbi krizën. Shqetësimi është se “gishti i Putin po shkon drejt këmbëzës”.

Një burim i tha “The Sun” se “kërcënimi është rritur kohët e fundit”. Wallace anuloi raportimin para deputetëve britanikë. Ai njoftoi se i duhej të ushtonte për në Uashington për të biseduar me homologët e tij amerikanë.

Edhe ministri Britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, pranoi se "jemi në një kohë kur këto lloj bisedash janë të nevojshme". Frika vjen pasi tirani rus po vazhdon të poshtërohet nga trupat e tij në terren. Ndaj ai vijon të godasë qytetet ukrainase.

Zyrtarët perëndimorë paralajmërojnë se Putin dhe gjeneralët e tij po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar. Putin tha muajin e kaluar se Moska ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur "integritetin e saj territorial". Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se bota është më afër “Armagedon” se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Zëdhënësi i Putinit paralajmëroi se pjesët e reja të aneksuara të Ukrainës mund të mbrohen edhe me armë bërthamore. Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Të gjitha këto territore janë pjesë e patjetërsueshme e Federatës Ruse dhe të gjitha janë të mbrojtura. Siguria e tyre ofrohet në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të territorit të Rusisë”.

Frika shtohet pasi forcat e Putinit vazhdojnë të tërhiqen në lindje të Ukrainës. Një burim tha se Putinit po i mbaronin “predhat luftarake me precizion të lartë, me rreze të gjatë dhe me madhësi të konsiderueshme”. Të tilla janë raketat S-300. Një zyrtar perëndimor shtoi: “Edhe pse stoqet ruse janë të mëdha, ato nuk janë aspak të pafundme.

Kur shihni numrin e raketave të lëshuara gjatë muajve të fundit, ne mendojmë kjo është një çështje. Aftësia e Rusisë për të vazhduar me këtë breshëri armësh precize po arrin në një pikë tani ku kjo do të jetë e paqëndrueshme."

Ndaj tashmë, Putin po përdor dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani. Por ata nuk janë aq të besueshëm. Janë më pak të efektshëm dhe fluturojnë relativisht ngadalë. Kjo i bën më të lehtë për t'u rrëzuar nga kundërajrorët dhe armët e vogla. Irani ka mohuar t'i ketë ofruar dronë Putinit. Megjithatë një burim i tha “The Sun” se "nuk ka dyshim se nga vijnë këto armë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI