Flash

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, për 25 ditë rehabilitohet rruga në të dy drejtimet

Lapsi.al 19 October 2022

Ditën e sotme ka nisur puna në autostradën Tiranë-Durrës për rehabilitimin e rrugës që lidh dy qytetet kryesore të vendit. Që prej orëve të para të mëngjesit, në të dy drejtimet kanë nisur punimet. Ato pritet të zgjasin 25 ditë.

Njoftimi u dha ditën e djeshme nga ARRSH dhe bëhet me dije se do të punohet në njërën prej korsive.

NJOFTIM

Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Në vendin tonë vijojnë të jenë mbizotëruese kushtet e qëndrueshme të motit, ku në Ultësirën Perëndimore orët me diell do të jenë  të shumta ndërsa në zonat malo...

07:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI