Flash

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Lapsi.al 19 October 2022
Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka

Një 26-vjeçar me inicialet E. Xh., është gjetur i pajetë në bregun e detit në Durrës. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se i riu është gjetur pa shenja jete rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1. Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi:

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një autoveturë tip “Opel” me drejtues Stefan M...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI