Flash

Zgjedhjet vendore/ Berisha mbledh kryesinë e Partisë Demokratike

Lapsi.al 18 October 2022
Zgjedhjet vendore/ Berisha mbledh kryesinë e Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë kryesinë e PD-së. Berisha tha se aleatët i kanë sygjeruar dhe propozuar kandidatë për zgjedhjet lokale të 2023-it. Kreu i PD-së tha se do të zhvillojnë takime intensive më aleatët dhe se mirëpret propozimet e tyre për kandidaturat në zgjedhjet vendore. Kryedemokrati, gjatë fjalës së tij para demokratëve, u shpreh se partia do të jetë më e hapur dhe më demokratike. Berisha shtoi se PD vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve.

‘Pjesëmarrja e simpatizantëve për zgjedhjen e primareve. Siç e shihni mbledhja është e një rëndësi të veçantë. Faktikisht De Facto është përjashtuar dhe ka kaluar në formalitet. Njerëzit nuk e dinë që ne në diktaturë votonim çdo 4 vite dhe votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën është një beretë për idealët më të larta të PD-së.  Do zhvillohen takime intensive me aleatët. Kanë propozime të arsyeshme, kanë sugjerime të drejta. Këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre. mirëpriten kandidaturat e tyre. Mirëpriten kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit. Ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në vend. Do bëjmë gjithçka për suksesin e saj.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI