Flash

Histori dashurie mes Jorginho e Paola Saulino: vijnë kërcënimet e të fejuarës së italo-brazilianit: “Kur*ë!”, “Brinare!”

Lapsi.al 18 October 2022
Histori dashurie mes Jorginho e Paola Saulino: vijnë kërcënimet e

Këto janë orë të trazuara për mesfushorin e Chelsea dhe të kombëtares italiane, Jorginho. 30 vjecari është në qendër të një 'trekëndëshi' të turpshëm dashurie që e sheh atë të përfshirë me partneren e tij Catherine Harding dhe showgirl-in Paola Saulino. Dy femrat u bënë protagoniste të një shkëmbimi shumë të nxehtë fyerjesh në rrjetet sociale. Shkak është bërë një tradhti e pretenduar e kaluar e italo-brazilianit me influencuesen napolitane.

Në verë, Saulino dha një intervistë për Daily Star në të cilën zbuloi, pa përmendur emra, se kishte pasur një marrëdhënie të nxehtë me një futbollist të Premier League. Ajo la të nënkuptohej se ishte i një klubi londinez. Marrëdhënia më pas u ndërpre nga lojtari, që papritmas vendosur ta linte. Muaj më vonë, duket se futbollisti që frekuentonte Saulino ishte Jorginho. Lojtari është i lidhur zyrtarisht me Catherine Harding me të cilën ka një djalë në vitin 2020. Vetëkuptohet se lidhja e supozuar mes mesfushorit dhe shoëgirl-it shkaktoi zemërimin e partneres aktuale të italo-brazilianit. Ajo nuk ka ngurruar të bëjë kërcënime të rënda përmes rrjeteve sociale.

KËRCËNIMET

Historia është kthyer sërish në qendër të vëmendjes këto ditë, kur Saulino vendosi të bënte publike mesazhet që i kishte dërguar Harding. Mesazhe në të cilat partnerja e Jorginhos e cilëson napolitanen si “kurvë” dhe e paralajmëron që “të mos i vërë më duart e pista” te mesfushori. Në të kundërt, “nuk do të shqetësonte avokatët, por do të kishte shkuar ta merrej vetë me të”. Në Instagram Story të publikuara e më pas të hequra, modelja kishte komentuar me elokuencë: “Brirët janë të dëmshëm për shëndetin”.

“Unë nuk jam kurvë. Ndërsa, me fakte në dorë, ti brinare po”, ka përsëritur më pas Saulino, duke folur në radion “La Zanzara”. Një situatë mjaft e ndërlikuar që sigurisht nuk e nxjerr mirë lojtarin e Chelsea. Tani priten zhvillime të mëtejshme...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI