Flash

Pinte cigare në pankinë, para syve të trajnerit: Antwerp pezullon Nainggolan me kërkesë të Van Bommel

Lapsi.al 18 October 2022
Pinte cigare në pankinë, para syve të trajnerit: Antwerp pezullon

Radja Nainggolan ka bërë një tjetër gafë. Mesfushori belg është pezulluar nga Antwerp për një kohë të pacaktuar. Masa është marrë pasi ka pirë cigare elektronike në pankinë para humbjes 3-0 kundër Standard Liege. Trajneri Van Bommel, së bashku me klubin, vendosën të marrin një masë drastike duke e nxjerrë jashtë skuadrës ish-interistin. Belgu ka qenë,protagonist, muajt e fundit, i episodeve jo ekzaktësisht edukues, si arrestimi për drejtim mjeti pa patentë, një javë më parë.

Në atë rast, të zbuluar nga Nieuwsblad, futbollisti u ndalua nga policia teksa drejtonte një Mercedes pa patentë shoferi të vlefshëm. Belgu u arrestua para se të lirohej, pas një marrje në pyetje të shkurtër, në pritje të gjykimit. Në gusht 2021, atij i ishte tërhequr leja e drejtimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sikur të mos mjaftonte, edhe me shpejtësi të lartë. Për këtë Nainggolan do të duhej të bënte provimin për ta rikthyer atë. Test që, sipas asaj që u zbulua nga Wouter Bruyns, zëdhënësi i policisë së Antwerp, nuk u zhvillua kurrë: "Ai nuk e bëri atë provim - shpjegoi Bruyns -. Ai u arrestua dhe u dërgua në kazermë për t'u marrë në pyetje. Makina e tij u sekuestrua.

Protagonist edhe në të kaluarën i episodeve në limite të sjelljes, Nainggolan, edhe në Belgjikë ka bërë të njëjtën gjë. Rruga e zgjedhur prej belgut e ka bërë të dorëzohet Antwerp dhe trajnerin Van Bommel. Holandezi ka qenë i detyruar në një farë mënyre të marrë masa pas marifetit të fundit, që do të thotë pasi kishte pirë një cigare elektronike në pankinë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI