Flash

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Lapsi.al 18 October 2022
Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit. Në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në orët vijuese, sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave gjatë paradites, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa pas mesdite vranësirat e lehta do të jenë prezente në të gjithë vendin, por pa reshje.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i Maqedonisë së Veriut është në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në orët e para të ditës kryesisht kthjellime. Por në vijim parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Rajoni dhe Europa

Jugu i kontinentit mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Europa Qendrore dhe Veriore do të vijojnë të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në dominimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut do të jetë Lindja e kontinentit.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI