Flash

Plasin polemikat në Topin e Artë: Real i tërbuar me vendin e tretë, Kross e Casillas e quajnë "një shaka"

Lapsi.al 18 October 2022
Plasin polemikat në Topin e Artë: Real i tërbuar me vendin e
Topi i Artë nuk mund të kalojë pa polemika. As kur Benzema i bie dakord të gjithë se e meriton. Në fakt, ato janë shkaktuar nga fakti se Real Madrid është mposhtur nga Manchester City dhe Liverpool në renditjen speciale të klubit më të mirë të vitit. E në Spanjë nuk e kanë kapërcyer dot këtë. Të parët që ironizuan ishin futbollistët Blancos Toni Kross dhe Iker Casillas, të cilët shigjetuan në rrjetet sociale: “Është shaka…”. Është e vërtetë që triumfi i Topit të Artë nga Benzema dhe çmimi Yashin për Courtois ishin nga radhët e Real Madrid. Por vendi i tretë si klub, gjithsesi, i la me shije të keqe Blancos. Sezoni për Realin ishte vërtet plot suksese. E sidomos pas fitores në Champions League, skuadra e Ancelottit u dha nga të gjithë si favorit. Pakënaqësia ishte e fortë brenda klubit, me mesfushorin gjerman Toni Kross, i cili menjëherë pas ceremonisë së çmimit, postoi në Twitter me ironi të dukshme: “Ekipi i tretë më i mirë në 2021/22, Real Madrid a je i lumtur?”. Të njëjtën bezdi si Kross ka shprehur edhe ish-portieri i Blancos, Iker Casillas, i cili po ashtu në Tëitter ka shkruar: "Urime Real Madrid për vendin e tretë! Çfarë shakaje ky çmim!". Edhe tifozët e Realit treguan të gjithë trishtimin e tyre, të detyruar të asistonin në një ceremoni të diskutueshme çmimesh. Vitin e kaluar, në fakt, Manchester City në Champions League kishte arritur vetëm në gjysmëfinale, i mundur nga merengues. Por sic duket kjo nuk mjaftoi dhe klubi anglez u ngrit triumfues për të marrë çmimin gjatë ceremonisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI