Flash

Video/ Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ndalon Simeonen të ndjekë kreun: Falcao i barazon me penallti në shtesë

Lapsi.al 18 October 2022
Video/ Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ndalon Simeonen të ndjekë kreun:

Ditë për t'u harruar për Atletico Madrid dhe Valencia, të dy të befasuara në fund në javën e 10 të La Liga. Colchoneros arrihen në shtesë të plotë nga Rayo Vallecano. Penalltia e ish-it të madh Falcao iu përgjigj avantazhit fillestar të Morata, për 1-1 përfundimtar. I njëjti rezultat edhe për skuadrën e Gattuso, që fillimisht pësoi barazimin në fund e pastaj humbi penalltinë e një fitoreje të mundshme në sekondën e fundit. Mbyllet 2-2 mes Getafes dhe Athletic Bilbaos.

ATLETICO MADRID-VALLECANO 1-1

Befasi e pabesueshme për Atletico Madrid që frenon në shtëpi në derbin ndaj Vallecanos. Mbyllet 1-1 në shtesë të plotë me golin e ish-madrilenin Radamel Falcao. Colchoneros janë të tretët dy pikë pas Barcelonës dhe pesë nga Reali. Rayo mbetet gjithmonë në mes të tabelës. Morata shënoi në minutën e 20' për avantazhin e skuadrës së Simeones. E atëherë kur fitorja dukej e servirur, erdhi surpriza në shtesë. Arbitri akordoi penallti për miqtë, për prekje me dorë nga Gimenez. Pas konfirmimit me VAR, Falcao nga 11 metra firmosi 1-1.

GETAFE-ATHLETIC BILBAO 2-2

Gola dhe spektakël në Madrid, Bilbao zgjat në tre ndeshjet radhazi pa fitore, por mbetet në zonën europiane. Getafe është gjithmonë në telashe në zonat më të ulëta të renditjes. Miqtë kaluan në avantazh pas vetëm dy minutash me Ëilliams. Alena barazoi pak para gjysmë ore lojë. Në pjesën e dytë baskët, kaluan sërish në avantazh në minutën e 62 me Garcia. Vendësit reaguan e barazuan në minutën e 76, falë Munir El Haddadit të sapofutur, për 2-2 përfundimtar.

SEVILLA-VALENCIA 1-1

Gattuso i afrohet goditjes në Sevilje, por fillimisht arrihet në fund, pastaj skuadra e tij humbi një penallti në shtesë të plotë. Në fund një pikë për secilin, që nuk mjafton për askënd. Andaluzianët janë gjithmonë në mes të tabelës, Valencia ndjek Evropën. Miqtë kaluan përpara me Cavanin pas vetëm gjashtë minutash lojë. Sevilla u hodh përpara në kërkim të barazimit dhe e gjeti në minutën e 86 me Lamela. Në minutën e dymbëdhjetë të shtesës një penallti për Valencian, ishte mundësia e fitores. Por Gaya tradhëtoi në mënyrë sensacionale Gattuson dhe skuadrën e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI