Flash

Partizani lë pikë 'titulli': ekipi i Colella shuhet në ndeshjet që nuk duhet

Lapsi.al 18 October 2022
Partizani lë pikë 'titulli': ekipi i Colella shuhet në

Një tjetër ndalesë. E treta në kampionat në tetë ndeshjet e para të Superiores. Nuk është një total i keq, duke parë se ka bërë më mirë se të gjithë. Por mënyra si Partizani i Giovanni Colella administron disa ndeshje, duke shqetësues. Të kuqtë fshihen nga fusha në ndeshjet në të cilat mund të vrasin moralin e kundërshtarit. Kjo i jep oksigjen atyre që e ndjekin, e duke krijuar një lloj mosbesimi me pasoja në mentalitetin e lojtarëve të kuq.

Barazimi 0-0 ndaj Kastriotit ngjan si një film i parë edhe më parë. Mungesë vizioni, humbje kontrastesh dhe sulmuesit që binin shumë pak në kontakt me topin. Një impostim i tillë sigurisht që do ta pengonte Partizanin të fitonte ndaj një skuadre, që vetë Colella e kishte cilësuar agresive. E në përfundim të ndeshjes në Elbasan Arena, të kuqtë e kishin të qartë se pas tyre, vetëm një pikë larg ishte Tirana.

Lexo më tej: Cara ndalet nga shtylla, Partizani merr barazimin e parë: 0-0 me Kastriotin, tani Tirana është -1

PRECEDENTËT

Një 'deja vu' e një hapi fals të bërë edhe kundër Erzenit në javën e katërt. 0-1 është një humbje që edhe ndodh, por çështja është impakti me të cilin u futën lojtarët e teknikut italian në fushë. Raste me pikatore, mungesë kohezioni në veprime e ngërc mekanizmi që lejoi prapavijën shijakase të mbyllte një tjetër ndeshje pa pësuar. Derbi i kryeqytetit pastaj është një tjetër histori, por që ka një emërues të përbashkët.

Të treja ishin ndeshjet që Partizani nuk duhet të linte pikë. Me Erzenin mund të bëheshin 12 pikë, të plota, duke i prerë këmbët kampionëve në fuqi që kishin luhatjet e tyre. Në ndërqytetase, duhej me cdo kusht ti mbanin prapa e nuk ia dolën. E tani, me rezultatin e Tiranës të ditur, të kuqtë bënë një ndeshje për tu harruar. Ekipi i Colella u ndal nga një skuadër që luan për mbijetesë, sado e aftë tregohet në fushë. Kjo natyrisht  i dha bardhebluve mundësinë të vijnë në distancë parakalimi. Colella duhet ta dijë më mirë se kushdo, që këto janë pikë me të cilat fitohet titulli. Ndaj qasja e Partizanit në sfida të tilla duhet absiolutisht të ndryshojë…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI