Flash

Anglia, shpërblim 'sheikësh' për Southgate në rast triumfi në Katar

Lapsi.al 18 October 2022
Anglia, shpërblim 'sheikësh' për Southgate në rast

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të marrë një mega bonus shtatëshifror nëse skuadra e tij arrin të fitojë Botërorin. Katër vite më parë, Federata angleze i premtoi 52-vjeçarit një bonus prej 1.5 milionë paund, nëse fitonte në Rusi 2018. Megjithatë ëndrra e Tre Luanëve u shkatërrua nga Kroacia. Tani, pak më shumë se një muaj para fillimit të kompeticionit të Katarit, FA befason trajnerin me një premtim të ri. Nëse ai mund ta udhëheqë ekipin e tij drejt lavdisë në Lindjen e Mesme, ai do të marrë një bonus yjor shtatë-shifror.

Southgate ka nënshkruar një marrëveshje me Federatën që i lejon atij të cojë në shtëpi 6 milionë paund në vit. Një kontratë që skadon në vitin 2024. FA i ka premtuar tashmë trajnerit 500 mijë paund në rast kualifikimi në 1/8. Por për të stimuluar më tej trajnerin, ka shtuar edhe një super bonus prej 4 milionë paund. 52-vjeçari, shpjegon Sun, do të mund ta arkëtojë këtë shumë, vetëm nëse fiton Kupën e Botës. Muajt e fundit, Southgate është vënë nën vëzhgimin e kritikëve për shkak të formës së dobët të skuadrës së tij. Anglia nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe këto rezultate shqetësojnë tifozët.

SOUTHGATE, GATI TË BËJË NJË HAP PRAPA

Sipas disa zërave, trajneri po mendon edhe dorëheqjen pas Botërorit në Katar. Edhe pse ai, tani për tani, i largon thashethemet për një lamtumirë. Megjithatë, nëse rezultatet nuk vijnë, ai është gati të bëjë një hap prapa: “Të jesh pjesë e Anglisë si lojtar dhe trajner është ndoshta nderi më i madh për mua. Shpresoj se ky nuk është fundi. E di që në fund do të gjykohem për atë që do të ndodhë në Kupën e Botës. Kontratat janë të parëndësishme në futboll. Sepse trajnerët mund të kenë kontrata tre, katër ose pesë vjeçare dhe të jenë dakord që nëse rezultatet nuk janë të duhurat, të ndahen rrugët. Pse duhet të jem unë ndryshe? Nuk jam aq arrogant sa të mendoj se kontrata ime do të më mbrojë në ndonjë mënyrë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI