Flash

Zelensky: Numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë po shkon 65 mijë

Lapsi.al 17 October 2022
Zelensky: Numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pothuajse 65,000 rusë janë vrarë që nga pushtimi i Putinit në Ukrainë më 24 shkurt. Kjo shifër është shumë më e lartë se vlerësimi zyrtar i Moskës, i publikuar më 21 shtator, për 5,937 të vdekur.

“Humbjet totale të armikut për sa i përket të vrarëve po i afrohen 65 mijë. Kaq shumë qytetarë të Rusisë dhanë jetën e tyre për mundësinë që një grusht njerëzish në Kremlin të injorojnë realitetin”, shkroi Zelenskiy.

Vlerësimet për numrin e ushtarëve rusë të vrarë në luftë ndryshojnë. Në korrik, Colin Kahl, nënsekretari i mbrojtjes i SHBA-së për politikën, tha se rreth 80,000 rusë ishin vrarë ose plagosur. Besohej se afërsisht një e katërta e tyre u vranë, thanë dy zyrtarë amerikanë për New York Times.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI