Flash

Topi i Artë 2022, Benzema favoriti i madh: do të jetë mbrëmja e Mbretit Karim

Lapsi.al 17 October 2022
Topi i Artë 2022, Benzema favoriti i madh: do të jetë

Këtë vit Topi i Artë i shkel syrin Karim Mostafa Benzema dhe trajneri Didier Deschamps ishte i qartë: "Vetëm ai e meriton". Futbollisti francez me origjinë algjeriane, sulmues dhe kapiten i Real Madrid, është favoriti i madh. Shumë mendojnë se siguri do të jetë 'Karim the dream' ai që do të marrë trofeun e lakmuar. Ai do ta marrë nga duart e Zinedine Zidane, i fundit në Francë që ka fituar në vitin 1998. Një revansh për francezin, që u bë në pak më shumë se një vit, një mbret i vërtetë i futbollit botëror.

Mbreti Karim, siç e quajnë të gjithë tani. Pasardhësi i Lionel Messit në trofeun e madh, pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke luajtur një rol kryesor në kombëtare. Sulmuesi ka dhënë edhe një kontribut vendimtar në fitoren e Real Madrid në Champions League. Nëse merr trofeun, ceremonia do të nisë duke filluar nga ora 20:00, Benzema do të jetë Topi i Artë më i vjetër pas Stanley Mattheës, fitues në moshën 41-vjeçare.

KONKURRENCA

Një rrugë që tashmë duket e shënjuar për sulmuesin Blancos, edhe pse befasitë janë gjithmonë të mundshme. Messi dhe Neymar nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve këtë vit. Por sigurisht që do të ketë emra të mëdhenj dhe “të bezdisshëm” si Rafael Leao, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah. Së fundmi, ‘të mëdhenjtë’ e rinj Erling Haaland, Kylian Mbappé dhe Dusan Vlahovic gjithashtu mund të jenë të frikshëm për fronin e francezit.

Gjithsesi, duhet thënë se deri tani të gjitha letrat luhen në favor të Benzema dhe sezonit të tij të artë. 34 vjecari e përfundoi atë në mënyrën më të mirë me Real Madrid. Benzema ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe gjithashtu në Champions League, ku fundosi Chelsean, Manchester City dhe në finale Liverpool.

RISIA

Për t’i ardhur në ndihmë lojtarit, sonte, do të merret në konsideratë edhe periudha sportive për të votuar "më të mirët e vitit". Kjo do të thotë, jo më viti kalendarik, por sezoni aktual, nga vera në verë. Ky është një modalitet që mund të jetë i dobishëm për të rikthyer pak demokracinë në dorëzimin e trofeut. E gjithashtu për të shmangur që të njëjtat fytyra të njohura, të shpërblehen gjithmonë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI