Flash

Protesta e pedagogëve/ Berisha: Në Universitetin e Prishtinës, pagat dy herë më të larta

Lapsi.al 17 October 2022
Protesta e pedagogëve/ Berisha: Në Universitetin e Prishtinës,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur protestën e sotme të pedagogëve. Para medieve Berisha ka thënë se kërkesat e tyre ishin legjitime. Ai ka krahasuar situatën me atë në Prishtinë. Sipas Berishës, pedagogët paguhen dyfishin e shumës që paguhen ata në Tiranë.

"Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që  sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI