Flash

Pagat e mësuesve, cilat vende paguajnë më shumë dhe më pak në Europë

Lapsi.al 17 October 2022
Pagat e mësuesve, cilat vende paguajnë më shumë dhe më

Mësuesit shpesh nderohen si heronj që duhen respektuar, por, në shumë vende, nuk është se ka ndonjë nderim konkret për ta. Kjo pasi mësuesit janë të pakënaqur me pagat dhe kushtet e tyre të punës. Në fillim të shtatorit, mijëra njerëz marshuan në Budapest duke bërë thirrje për paga më të larta. Edhe mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë gjithashtu mbajtjen e një greve për paga më të mira.

Por, sa paguhen mësuesit në Europë? Cilat vende i paguajnë ata më shumë dhe më pak? Dhe sa kanë ndryshuar pagat e mësuesve gjatë dekadës së fundit?

Ka dallime të konsiderueshme në pagat e mësuesve mes vendeve europiane. Pagat zyrtare vjetore bruto për mësuesit që sapo fillojnë punë në shkollat ​​publike në arsimin e mesëm të ulët (ISCED 2) variojnë nga rreth 4,233 € në Shqipëri në 69,076 € në Luksemburg për vitet 2020-2021, sipas të dhënave për secilin vend, të përpiluara nga Komisioni Europian / EACEA / Eurydice.

Paga mesatare për mësuesit në vendet e Bashkimit Europian (BE) është 25,055 €.

Mësuesit në Francë dhe në Itali paguhen sa gjysma e pagave të mësuesve në Gjermani

Duke mos llogaritur Luksemburgun, paga fillestare vjetore ishte mbi 50,000 € në vetëm dy vende, konkretisht në Zvicër (66,972 €) dhe në Gjermani (54,129 €). Paga vjetore në Francë dhe në Itali ishte sa gjysma e pagës së mësuesve në Gjermani.

Bullgaria kishte pagat më të ulëta vjetore të mësuesve ndër të gjitha vendet e BE-së, me 7,731 euro. Pagat e mësuesve janë gjithashtu nën shifrën 10,000 euro edhe në disa vende të tjera të BE-së. Këtu përmendim: Letonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Polonia.

Standardi i fuqisë blerëse (PPS) është “një njësi valutore artificiale” e përcaktuar nga Eurostat, ku me anë të një njësie PPS mund të blihet teorikisht e njëjta sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend. Pagat e mësuesve, të para nga ky këndvështrim, varionin nga 7,824 PPS në Shqipëri, në 50,357 PPS në Gjermani. Paga bruto vjetore e mësuesve që sapo fillojnë punë është përgjithësisht midis shifrave 20,000 dhe 30,000 PPS. Megjithatë ajo mbetet nën 20,000 PPS në 10 vende të BE-së: Estoni, Maltë, Çeki, Rumani, Greqi, Bullgari, Poloni, Hungari, Letoni dhe Sllovaki.

Vendet e Ballkanit si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, kanë paga më të larta për mësuesit krahasuar me disa vende të BE-së. Turqia renditet dukshëm më mirë sipas indakitorit të PPS (28,455) sesa sipas pagës nominale (8,330 €). Ajo u rendit e 28-ta nga 36 vende sipas shifrave nominale, por zuri vendin e 11-të sipas PPS.

Si janë pagat e mësuesve në Europë krahasuar me pagën minimale?

Raporti i pagave të mësuesve ndaj pagës minimale tregon se sa fitojnë mësuesit në krahasim me pagën minimale në çdo vend. Ky raport llogaritet duke pjesëtuar pagën bruto të mësuesve me pagën minimale bruto.

Ky raport është më i lartë në Gjermani, me një shifër prej 2.8, ndërsa Polonia ka raportin më të ulët prej 1.1.

Me fjalë të tjera, paga fillestare e mësuesve në Poloni është shumë pranë nivelit të pagës minimale. Ndërsa mësuesit që fillojnë punë në shkollat ​​shtetërore gjermane fitojnë sa gati trefishi i pagës minimale.

Raporti mesatar në 21 vendet e BE-së është 1.86, ndërsa shifra mbetet në nivelin 1.4 vetëm në Francë dhe në Greqi./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI