Flash

Karoline Lima, ish-e dashura e Militao, deklaron 'luftë' mbrojtësit të Real: “Tani do të tregoj gjithë të vërtetën”

Lapsi.al 17 October 2022
Karoline Lima, ish-e dashura e Militao, deklaron 'luftë'

Militano nuk ka arritur t'i gëzohet deri në fund triumfit në El Casico kundër Barcelonës. Braziliani duhet në fakt të mbrohet nga një 'sulmues' më i paparashikueshëm se Lewandowski. Ish-e dashura Karoline Lima i ka dëshmuar Militao në rrjetet sociale se është gati të luftojë. "Tani nis një luftë mes të rriturve", tha ajo.

Influencuesja ndau disa histori në Instagram në të cilat ishte e befasuar dhe e inatosur me Militao: “Nuk do të mbyll më sytë”. Të enjten e kaluar, Éder Militao dyshohet se ka nisur procedurat ligjore kundër partneres së tij, Karoline Lima, sipas raportimeve të medias 'UOL Esporte'. Arsyeja? Të fiksojë shumën e pagesës për mbajtjen e vajzës së tij në 6060 reais brazilian në muaj (1200 euro). Një lëvizje që habiti shumë influencuesen, e cila përmes avokates së tij Gabriella García bëri të ditur se “nuk e donte këtë denoncim” dhe se po negocionin këtë shifër “në mënyrë të jashtëzakonshme”. “Tani duhet të kuptojmë procesin dhe ta studiojmë rastin”.

DEKLARATA E 'LUFTËS'

Karoline Lima shprehet e zhgënjyer: “Sot, edhe një herë, jam e befasuar nga një tjetër procedurë e ish-it tim: edhe një herë e zbulova përmes mediave. Nuk kam ende akses 100% në këtë proces. Avokati im është tashmë në punë. Por unë do t'ju them vetëm një gjë: nëse gjithçka që del nga media është e vërtetë (shpresoj që jo) nuk do ta mbyll më gojën. Nuk do të pretendoj më sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk do të mbyll më sytë".

E pastaj edhe deklartata kërcënuese: "Tani fillon një luftë e të rriturve. Unë jam grua, jam nënë, kam karakterin tim dhe falë Zotit kam zë. E ndoshta kjo ju shqetëson. Pyes veten se sa gra kanë përjetuar të njëjtën situatë. Kështu që tani do të përdor zërin tim për të ekspozuar gjithçka që kam kaluar. Gjithçka që po kaloj dhe atë që do të kaloj. Nuk do të lejoj asnjë burrë, aq më pak babai i vajzës sime, të shkatërrojë karakterin tim dhe atë që jam në të vërtetë. E më pak gënjeshtra për mua. Kush ishte me mua e di, por tani do ta mësoni të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI