Flash

Lewandowski nuk kishte rivalë për Trofeun Gerd Muller: ja kush u shpall portieri më i mirë dhe kush fitoi trofeun Sokrates

Lapsi.al 17 October 2022
Lewandowski nuk kishte rivalë për Trofeun Gerd Muller: ja kush u

Kur vjen puna te golat, të paktën në sezonet e fundit, diskutimet nuk vlejnë. Sulmuesi më prolifik edhe për sezonin 2021-22 është Robert Lewandowski. Në ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë” polaku ka marrë trofeun Gerd Muller. Nga ky vit, do të nderohet me trofeun që mban emrin e tij, golashënuesi më i spikatur i këtij edicioni.

Ironi e fatit po të mendosh se trofeun me emrin e legjendës gjermane Gerd Muller e mori ai që ka thyer disa nga rekordet e ish-sulmuesit të Bayern Mynih: “Kam dashur të bëhem si ai dhe ka qenë speciale të ndjek disa nga rekordet e tij”, theksoi polaku duke marrë trofeun e tij. Lewandowski fitoi këtë trofe pasi shënoi 57 gola në sezonin e kaluar me fanellën e Bayern dhe të Kombëtares polake.

TROFEU LEV JASHIN

Pas performancave të jashtëzakonshme në edicionin e kaluar të Champions League, pak dyshime kishte për numrin 1 më të mirë. Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë i sezonit, duke ngritur lart trofeun Lev Jashin. Cmimi me emrin e legjendës së portës ruse ka shkuar për belgun e Real Madrid, vendimtar në triumfin në Champions. Courtois është renditur edhe në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithshëm të votimit për “Topin e Artë”, falë 23 ndeshjeve pa pësuar gola në 57 të luajtura në edicionin e kaluar.

TROFEU SOKRATES

Revista “France Football” ka vendosur që nga ky vit të dorëzojë një trofe special, që do të mbajë emrin e legjendës braziliane Sokrates. Trofeu do t'i jepet futbollistit që ka dhënë një kontribut të madh për çështje sociale dhe shoqërinë. Trofeun e parë historik “Sokrates” e fitoi senegalezi Sadio Mane. Një vlerësim për gjithçka senegalezi bën jashtë fushës në ndihmë të atyre që kanë më pak mundësi: “Jam i lumtur që jam këtu dhe jam shumë i kënaqur për këtë trofe. Unë e bëj këtë thjesht për të ndihmuar njerëzit në vendin tim. Dua që ata të jetojnë më mirë”, u shpreh Mane pasi mori trofeun e parë në histori me emrin e legjendës Sokrates.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI