Flash

Berisha: S'kam kushte për asnjë, vetëm për Lulzim Bashën

Lapsi.al 17 October 2022
Berisha: S'kam kushte për asnjë, vetëm për Lulzim

Sali Berisha foli edhe një herë për procesin e bashkimit të Partisë Demokratike. Kryedemokrati tha se nuk ka asgjë personale me asnjë prej përfaqësuesve të PD. Sa i takon qëndrimit për Lulzim Bashën, Berisha tha se në fillim duhet të sqarohen akuzat për lobim me financime ruse në SHBA.

"Unë jam i hapur plotësisht për një proces të vërtetë bashkimi. Nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre. Për Lulzim Bashën ka një problem shumë serioz, për çështjen e financimeve. Ai e mohoi dhe ai proces është në vazhdim.

Por ai nuk tregoi se si i çoi paratë. Ku i mori paratë që çoi në Beniatta. Kur të tregojë të gjitha këto, atëherë ndahet qëndrimi përfundimtar. Ne nuk e përjashtojmë nga PD. Nuk kemi në statut nen përjashtimi.

Për të tjerët, që të gjithë janë të mirëpritur. Të kandidojnë për çfarë të duan, do të kenë mbështetje të plotë, trajtim të barabartë pa asnjë lloj dallimi. Rikthimi i tyre te investimi që kanë te PD, është veprimi më i mençur që mund të bëjë çdo njeri", - u shpreh Berisha në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI