Flash

Video/ Benzema për Topin e Artë: Real triumfon 3-1 në El Clasico e Ancelotti shkëputet nga Barça në vendin e parë

Lapsi.al 16 October 2022
Video/ Benzema për Topin e Artë: Real triumfon 3-1 në El Clasico

El Clasico është i Real Madrid, i cili në javën e nëntë të La Liga mposhti Barcelonën me rezultatin 3-1. Blancos marrin kështu kryesimin vetmitar të renditjes. Në Bernabeu, vendosën goli i Benzema (12'), e djathta e Valverdes nga hyrja e zonës (35') dhe penalltia e shënuar nga Rodrygo (91'). Goli i 2-1 momental të blaugranave, i shënuar në minutën e 83 nga Ferrán Torres ishte i kotë. Me këtë sukses, Ancelotti është i pari, +3 pikërisht ndaj formacionit të Xavi.

El Clasico ngjyroset me të bardhë. Real Madrid mposhti 3-1 Barcelonën dhe merr, përveç ndeshjes së madhe, edhe kreun e La Liga. Në Bernabeu, 0-0 zgjati vetëm 11 minuta. Valverde nxorri Vinicius përballë ter Stegen që ndali brazilianin, por jo goditjen e Benzema. 1-0 në favor të skuadrës së Ancelottit, edhe pse në të 25', Blaugranat kishin mundësinë të përgjigjeshin, por Lewandowski e dërgoi topin lart nga fare pranë. Asist i pashfrytëzuar nga polaku ai i Raphinhas, i cili i shërbeu edhe Dembélé për 1-1 të mundshëm, pa rezultat. Dhjetë minuta më vonë, Real dyfishoi. Mendy nga e majta shërbeu për Valverde, i cili me të djathtën mposhti ter Stegen në këndin e ulët. Blancos shkojnë në pushim me dy gola avantazh dhe bindjen se janë ekipi më i mirë në fushë.

NJË TJETËR BARCELONË

Pjesa e dytë u hap me golin e anuluar të Benzema në minutën e 52-të. Pastaj pas një ore lojë Xavi ndryshoi kartat dhe futi fillimisht Ferran Torres, Jordi Alba dhe Gavi. Jashtë Raphinha, Balde dhe Busquets, ndërsa në të 73 ka hapësirë edhe për Ansu Fati. Barcelona shkurtoi diferencën në minutën e 83-të. Ferrán Torres ngushtoi shifrat në 2-1, duke i dhënë pak shpresë katalanasve. Në fund të ndeshjes është një tjetër Barcelonë, me Ansu Fatin që shkon pak centimetra nga 2-2. E megjithatë, në të 91′, Garcia ndërhyri në zonë ndaj Rodrygo. Penalltia akordohet vetëm pas rishikimit në VAR. Rodrygo transformoi vetë penalltinë duke mbyllur ndeshjen. Përfundoi 3-1: Real është i vetëm në krye të renditjes, +3 ndaj Barcelonës që pëson humbjen e parë në kampionat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI