Flash

Sulmohet një kamp ushtarësh vullnetarë në Rusi, 11 viktima

Lapsi.al 16 October 2022
Sulmohet një kamp ushtarësh vullnetarë në Rusi, 11 viktima

11 persona humbën jetën të shtunën në një sulm në një kamp stërvitor ushtarak rus në Belgorod në kufi me Ukrainën. 2 persona hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë.

“Sulmuesit ishin me origjinë nga një ish-republikë sovjetike”, - tha ministria ruse e mbrojtjes, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ata u qëlluan për vdekje gjatë incidentit. 15 persona të tjerë u plagosën.

"Gjatë një sesioni stërvitor me armë zjarri me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak [kundër Ukrainës], terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë," - citon Ria një deklaratë e ministrisë së mbrojtjes.

Guvernatori lokal tha se asnjë banor i rajonit të Belgorod nuk ishte vrarë apo plagosur në kamp. Muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Urdhri shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë dhe një rritje të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Menjëherë pas shpalljes së mobilizimit, një rekrutues ushtarak u qëllua në një zyrë regjistrimi në Siberi. Javën e kaluar, Putin njoftoi se mbi 200 mijë njerëz tashmë ishin mobilizuar. Ai tha se nuk ka nevojë për mobilizim shtesë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI