Flash

Save the Children: 13.6 milionë fëmijë në botë në rrezik nga kequshqyerja

Lapsi.al 16 October 2022
Save the Children: 13.6 milionë fëmijë në botë në

Pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe fenomenet ekstreme klimatike kanë kontribuar në vdekjen e popullatës botërore. Si rrjedhojë jemi duke u zhytur në urgjencën më serioze ushqimore të shekullit të 21-të. Ajo po prek veçanërisht më të vegjlit. Është ky raporti më i fundit i Save the Children, sipas të cilit mesatarisht, çdo vit në mbarë botën, 1 milion fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga kequshqyerja. Aktualisht 13.6 milionë të tjerë rrezikojnë jetën nga forma më akute dhe e rëndë e tij.

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, Save the Children nisi fushatën për mbledhjen e fondeve “Uria emergjente” për kequshqyerjen. Gjithashtu nisi një peticion për t’i kërkuar qeverive investime të mëtejshme për të parandaluar emergjencat dhe për të forcuar komunitetet lokale ndaj krizave të ardhshme.

Për shkak të emergjencës ushqimore, deri në fund të 2022, afro 222 milionë njerëz në 53 zona mund të përballen me urinë kritike. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i sondazheve. Ndërkohë 45 milionë njerëz në 37 vende janë në prag të urisë. Përveç kësaj, 970,000 njerëz tashmë po përballen me kushte të ngjashme me urinë. Kjo regjistrohet në 5 vende: Somali, Sudanin e Jugut, Afganistan, Etiopi dhe Jemen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI