Flash

Video/ Liverpool, provë force në Anfield, Salah shemb Manchester City: Arsenal 'arratiset' mes polemikave

Lapsi.al 16 October 2022
Video/ Liverpool, provë force në Anfield, Salah shemb Manchester City:

Në javën e 11 të Premier League, Liverpool triumfon në Anfield Road përballë Manchester City, duke lejuar arratinë e Arsenal. Salah vendosi ndeshjen në Anfield Road. Gunners fituan 1-0 në shtëpinë e Leeds falë Saka (35'), duke u ngjitur në 27 pikë, +4 mbi Citizens. Në ndeshjet e tjera, dygolëshi i Mount (6' e 65') i dhuroi Chelsea fitoren 2-0 në shtëpinë e Aston Villa. Vetëm minutat shtesë për Brojën, që zëvendësoi Sterling në të 89'. Ndalon United me një 0-0 në Old Trafford përballë Newcastle. Red Devils nuk shkuan përtej një goli të anuluar Cristiano Ronaldos për pozicion jashtë loje. Përfundon 1-1 mes Southampton e West Ham.

LIVERPOOL - MANCHESTER CITY 1-0

Spektakël dhe ekuilibër në sfidën e madhe të Premier League. Mes Liverpool dhe City përfundon 1-0, me skuadrën e Klopp që kthehet të buzëqeshë. Ritme të larta në Anfield, me Reds më të rrezikshëm në dhjetë minutat e para. Skuadra e Pep Guardiolës iu afrua epërsisë me Gundogan në minutën e 15-të, por Alisson reagoi saktë. Në minutën e 24' Robertson humbi një rast nga fare pranë: goditja e tij shkoi lart mbi traversë. Pas gjysmë ore lojë, City filloi të fitojë gjithnjë e më shumë fushë dhe Halaand u mundua të shqetësojë Alisson në dy rrethana, pa mundur të prishë ekuilibrin deri në pushim.

Në pjesën e dytë, ishte Liverpool që shkoi pranë golit në minutën e 50-të. Salah përballë Ederson nuk shënoi dot, me brazilianin që devijoi topin. Përmbysje e menjëhershme fronti dhe skuadra e Guardiolës gjeti avantazhin. Haaland u ndal nga Alisson në dalje, por topi mbërriti te Foden që shënoi me portën bosh. Arbitri, megjithatë, u thirr nga VAR dhe goli u anulua. Haaland kishte shkaktuar një faull në fillim të aksionit ndaj Fabinhos. Kundërpërgjigja e Reds vjen në të 70', kur Firmino shërbeu për Salah, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Episodi vendimtar u shënua në të 76'. Aksioni nisi nga Alisson me një pasim të gjatë për Salah. Egjiptiani anashkaloi Cancelon dhe mposhti Ederson, për 1-0 e Liverpool. Finalja ishte intensive, Van Dijk devijoi topin para se të mbërrinte Haaland, me një super ndërhyrje. Karton i kuq për protesta për Jurgen Klopp në minutën e 86 e dy kundërsulme të gabuara keq nga Nunez. Në bilbilin e trefishtë Anfield mund të festojë.

LEEDS-ARSENAL 0-1

Rezultati minimal, me përpjekje maksimale. Kështu Arsenal fitoi ndeshjen e katërt radhazi në Premier League duke mposhtur Leeds me rezultatin 1-0. Takimin e vendosi Saka në minutën e 35-të, por në Elland Road ndodhi gjithçka. Xhevahiri i Gunners shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, pas asistit vertikal të Odegaard. Në pjesën e dytë hyri në fushë Bamford, i cili shënoi në minutën e parë, por vetëm pasi shtyu Gabriel që ishte në epërsi, përpara se të finalizonte. Në të 64', erdhi edhe episodi që mund të ndryshonte ndeshjen. Pavarësisht pozicionit jashtë loje të Kristensen në fillim të aksionit, Saliba preku topin me krah në zonë. Penalltinë e akorduar Bamford e gaboi në mënyrë të pabesueshme, duke goditur jashtë. Në 92′ ndodh një tjetër episod i pabesueshëm. Gabriel goditi sulmuesin e vendasve Bamford gjatë lojës brenda zonës. Arbitri fillimisht, me sinjalin e asistentit, akordoi penallti dhe karton të kuq, por rishikimi në VAR tregoi qartë shtytjen fillestare të Bamford. Asnjë masë e marrë dhe përfundoi 0-1 për Arsenal. Gunners gjithmonë të parët me 27 pikë, me Leeds në kuotën 9 së bashku me Aston Villa dhe Ëolverhampton, por me një ndeshje më pak.

Premier League England

Aston Villa 0-2 Chelsea

Leeds United 0-1 Arsenal

Manchester United 0-0 Newcastle United

Southampton 1-1 West Ham United

Liverpool 1-0 Manchester City

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI