Flash

Reagon policia: Përjashtohet efektivi që u arrestua në Turqi

Lapsi.al 16 October 2022
Reagon policia: Përjashtohet efektivi që u arrestua në Turqi

Policia e shtetit ka reaguar pas arrestimit të një efektivi të rrugores së Tiranës me lëndë narkotike në Turqi.

Policia shqiptare thotë se edhe vetë ka nisur hetimet për rastin. Në pranga ranë 3 shqiptarë të identifikuar si polici Florenc Bicerri, ish-komandoja Kujtim Çeliku dhe Adrian Qirici.

“Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike” – thuhet në reagimin e policisë së shtetit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: U kap me lëndë narkotike, arrestohet në Turqi efektivi i policisë së Tiranës

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI