Flash

"Arrest shtëpie" për dietologen, jepte receta false me 300 euro

Lapsi.al 16 October 2022
"Arrest shtëpie" për dietologen, jepte receta false me 300

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu. Gjatë seancës, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor në kuadër të operacionit “Dietologia”. 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Pas verifikimeve të bëra nga Policia për dietologen në sajë të denoncime të bëra nga qytetarët dhe bërjes publk të rastit në emisionin investigativ "Piranjat" ajo u arrestua nga blutë e kryeqytetit. Ajo merrte 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI