Flash

U shty ndeshja se dy lojtarë ishin sëmurë: FSHF plotëson ‘tekat’ e Gjicit, Erzeni bëhet ‘ushtar’

Lapsi.al 15 October 2022
U shty ndeshja se dy lojtarë ishin sëmurë: FSHF plotëson

Vetëm në orën 18:30. Më pak se 24 orë përpara ndeshjes, FSHF bëri njoftimin zyrtar për shtyrjen e një ndeshje të kampionatit. Ajo që ishte programuar në fundjavë, u zgjat në tre ditë, sepse Erzeni-Kukësi spostohet të hënën. “Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja Erzeni-Kukësi, është spostuar ditën e hënë në orën 15:00. Ajo ishte planifikuar për t’u zhvilluar ditën e shtunë, por u shty pas dakordësisë së arritur ndërmjet dy klubeve”, thuhej në njoftimin e Federatës.

Dakordësia e klubeve është pohuar edhe nga Erzeni. Por jo më parë se shijakasit të reagonin në të nxehtë për padrejtësinë që po ndodhte. Pas rimendimit dhe kuptimit se nuk mund të përplasen me kreun shijakas të FSHF-së, klubi ka bërë prapaktheu. Kështu, edhe Erzeni ka pranuar t’i bëjë nder Kukësit.

NDERI

Pikërisht, nder, sepse e gjithë historia është e pakuptimtë. Sipas asaj që bën të ditur Panorama Sport, lidhet me pamundësinë e dy lojtarëve të Kukësit për të luajtur. Të enjten dhe të premten disa lojtarë të Kukësit nuk janë ndjerë mirë e dyshohet për një helmim. Viroza që ka qarkulluar në kampin kuksian ka penguar një pjesë të skuadrës të stërvitet rregullisht. E në një situatë të tillë, Kukësi ka kërkuar nga FSHF të shtyjë takimin me Erzenin.

Në asnjë vend ku futbolli luhet ‘fair play’ nuk do të ndodhte dicka e tillë, nëse konfirmohet aludimi. Sigurisht që Kukësi duhet të luante me lojtarët që kishte dhe nëse mungesat do ishin të shumta të plotësonin radhët me moshat. Erzeni do të përfitonte nga kjo situatë, por cuditërisht pranoi: “Të nderuar tifozë të KF Erzeni, duke marrë shkas nga disa deklarata dhe postime që kanë qarkulluar në median e shkruar dhe rrjetet sociale, që ndeshja e planifikuar për javën e 8-të nuk do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar, ju bëjmë me dije që ndeshja do të luhet sipas kalendarit zyrtar, të shtunën në orën 15:00.

STATISTIKAT

Ndoshta ishte vetëm një lëshim, sepse pas pokerit në Ballsh, Erzeni është kthyer të mbyllë portat për kundërshtarët. 0-0 në Rrogozhinë me Egnatian ishte rezultati i gjashtë në shtatë ndeshje në kampionat, ku Xhika e ka ruajtur rrjetën të palëvizshme. Portieri i shijakasve është ai që mban rekordin e ‘clean sheet’. E meritë për këtë ka sigurisht i gjithë reparti, që Kapllani e ka ndërtuar mbi ish-lojtarin e Kukësit Gëzim Krasniqi. Tani qendërmbrojtësi duhet të bëjë llogaritë me të shkuarën, ashtu si Erzeni me një durrsak si Enkelejd Dobi.

Kukësi ka në anën e tij të gjithë precedentët. Ndoshta nuk janë shumë për tu marrë për bazë, sepse janë në Kategorinë e Dytë 11 vjet më parë, me tre fitore e një barazim, që i japin veri lindorëve 75% të sukseseve në përplasjet mes tyre. Kur Kukësi të mbërrijë në Niko dovana të shtunën, për tu ndeshur me Erzenin në orën 15.00 Dobi duhet të ketë gjetur një zgjidhje për mënyrën si mund të kalohet mbrojtja kundërshtare. Për më tepër që në këtë sfidë delikate do të mungojë Gyasi, i dëmtuar. 7 gola në 7 ndeshje që regjistron formacioni kuksian nuk janë aspak një garanci për të mundur një repart të pathyer në 90% të rasteve. Po ndoshta për informacione më të saktë Dobi një telefonatë Bellait edhe mund tia bëjë…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI