Flash

Parashikimi i motit/ Vendi përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike

Lapsi.al 15 October 2022
Parashikimi i motit/ Vendi përfshihet nga kushte të qëndrueshme

Vendi ynë parashikohet të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë që në orët e para të ditës në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat herë pas here të bëhen më të dukshme. Por nuk do të mund të sjellin reshje shiu në territor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen përkohësisht ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash parashikohet të jetë pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit. Ndërsa me vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Europa Qëndore dhe Veriore, ku më të dukshme reshjet do të jenë në Skandinavi.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI